Rajon
Jo brenda natës/ Charles Kupchan, komenton procesin e dialogu Kosovë-Serbi
Jo brenda natës
Ish-ndihmësi i Presidentit Obama, nga viti 2014 deri ne vitin 2017, profesori Charles Kupchan, ka komentuar procesin e dialogut, duke thënë se epilogu i tij largon ndikimin e Rusisë në Ballkan, por, ai thotë se kjo nuk ndodh brenda natës.
“Zgjidhja graduale e çështjeve të hapura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe marrëveshja përfundimtare, për mendimin tim, do të jetë një hap i rëndësishëm përpara në kufizimin dhe përfundimisht heqjen e bastionit dhe ndikimit të Rusisë në rajon. Por, të jemi realist – nuk do të ndodhë brenda natës, është një proces që do të zgjasë”, tha ai për Zërin e Amerikës
Kupchan, i cili një pjesë të karrierës së tij e kaloi i zyrtar i ngarkuar me çështjet europiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare gjatë mandatit të Barack Obamës, thotë se ndërmjetësit e dialogut Kosovë-Serbi nuk po e favorizojnë ndonjërën palë aktualisht.
“Nuk kam ndjesinë se Bashkimi Europian dhe SHBA-ja po i japin ndonjë lloj supremacie njërës prej palëve për momentin. Jam i sigurt se ata dëshirojnë me vendosmëri që puna të përfundojë dhe të dalin nga periudha në të cilën marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe destabiliteti në Bosnje e Hercegovinë – e ktheu Ballkanin në qendër të vëmendjes”.
Ai thotë se edhe pse dy fuqitë, SHBA e BE, janë të fokusuar te Ukraina, duan që të arrijnë qëllimin edhe në normalizimin e marrëdhënieve mes dy fqinjëve ballkanikë.