Kosova
Jo kur do ti Vjosa/ Takohemi një tjetër herë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i është përgjigjur negativisht ftesës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani për takim, pasi një gjë të tillë e kishte kërkuar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj
Abdixhiku ka thënë se LDK ka përcjellë me shqetësim zhvillimet politike në vend dhe specifikisht atë që e ka quajtur qasje të papërgjegjshme të kryeministrit Albin Kurti në raport me SHAB, BE dhe NATO.
Në letrën që kreu i LDK-së i ka kthyer presidentes, thuhet se qasja konfliktuale e kryeministrit Kurti dhe veprime e pa koordinuara kanë rrezikuar sovranitetin e Kosovës dhe LDK s’mund të pranojë e as të tolerojë një përplasje të Kosovës me aleatët
Abidxhiku ka thënë se LDK kërkon dhe pret pozicionim të qartë dhe kritik të presidentes Vjosa Osmani ndaj qëndrimeve të kryeministrit Kurtit, dhe thotë se në këtë mes qëndrimi i saj është jetik, por që ka munguar prej kohësh.
Behet e ditur se ftesën e ka refuzuar edhe kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, I cili ka deklaruar se arsyeja është se “Presidentja ka qëndruar e heshtur dhe ka neglizhuar obligimin e saj kushtetues për të garantuar unitetin qytetar” pas ngjarjeve të fundit në veri dhe marrëdhëniet me partnerët.