Pinknews
Jo më dyshime! Jennifer Lopez bën kërkesë për divorc nga Ben Affleck
Jennifer Lopez ka bërë atë që prej kohësh është aluduar kudo, ajo ka paraqitur kërkesë për divorc nga Ben Affleck. Lopez paraqiti dokumente ligjore të martën në Gjykatën e Lartë të Qarkut LA, por ato nuk u dorëzuan nga një avokat. Jennifer i paraqiti ato vetë pa patur nevojë për një avokat.
Lajmi vjen dy vjet pasi çifti festoi dasmën në një ceremoni luksoze në shtetin e Xhorxhias.
Zëdhënësit e aktorëve Lopez dhe Affleck nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment. Pra, vështirë se duket si një rastësi që Jen paraqiti sot.
Në fillim të viteve 2000, dyshja e quajtur “Bennifer” ishin çifti më i përfolur në botën e Hollivudit. Ata e anuluan papritur dasmën e tyre në vitin 2003 dhe u ndanë disa muaj më pas.
Lopez dhe Affleck u lidhën përsëri në vitin 2021. Lopez u shpreh se “20 vjet më pas, kemi një fund të lumtur”.