Connect with us

Kosova

Jo shkop në duart e Sveçlës/ Dështimi me sukses Albin Kurtit

Drejtori i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën, Petar Petkovic, ka bërë të ditur sot se “fjalët e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti se policia e Kosovës është vazhdimësi dhe pasardhëse e UÇK-së, ende rezonojnë te serbët në Kosovë dhe se prandaj “askush nuk duhet të habitet që serbët nuk duan të punojnë në institucionet e Kurtit, qoftë edhe në polici”.

Petkovic gjithashtu deklaroi se “Beogradi nuk u bën presion serbëve që të marrin vendime se ku do të punojnë apo si do të jetojnë, por ajo që është e sigurt është se serbët në veri e perceptojnë Policinë e Kosovës si një forcë okupuese”

Ai ka thënë gjithashtu se Albin Kurti “mburrej se do ta mbushte vakumin e sigurisë në very, duke punësuar serbë, por dështoi me sukses”

“Tani për të justifikuar dështimin e tij dhe për të gjetur alibi për fiaskon para bashkësisë ndërkombëtare, Kurti akuzon Beogradin se qëndron pas një lloj presioni” ndaj policëve kosovarë të nacionalitetit serb që të largohen nga Policia e Kosovës” – theksoi Petkovic

Ai u shpreh gjithashtu se Kurti duhet “të ballafaqohet me realitetin se një serb i vërtetë nuk do ta godiste kurrë bashkëkombasin e tij dhe nuk do te ishte kurrë shkop në duart e ministrit të Brendshëm Xhelal Zveçla”

 

Advertisement