Sport
Jo vetëm Argjentinë-Francë, por edhe Messi kundër Mbappe
Argjentinasit dhe Leo Messi kanë një kujtim të hidhur nga pjesëmarrja e tyre në Kupën e Botës 2018, veçanërisht kur bëhet fjalë për përballjen me Francën. Në atë kohë, një adoleshent, Kylian Mbappe po prezantohej para botës si talenti i brezit që njohim sot. Historia e tij tashmë po krahasohet me brazilianin Pelé, i cili gjithashtu shënoi në një finale të Kupës së Botës para se të mbushte 20 vjeç.
Gjatë asaj kohe të fundit që u përballën me njëra-tjetrën, Franca ekspozoi dobësitë e shumta të Argjentinës dhe e detyroi federatën të bënte një rindërtim nga themeli. Gjërat shkuan pothuajse në mënyrë perfekte për ta, pasi Lionel Scaloni mori drejtimin e një skuadre të rinovuar, duke fituar Kupën e Amerikës në vitin 2021. Por ky rindërtim sapo kishte filluar.
Kylian Mbappe pati një mbrëmje magjike me dygolëshin që shënoi ndaj një prej kombëtareve më të mira në historinë e futbollit. Messi do ta mbante mend mirë atë rezultat për të ushqyer etjen e tij për lavdi dhe vetëm shpresonte se do të takohej sërish me francezët. E shihte këtë si një shans për t’i mundur ata në një finale të madhe. Problemi i vetëm është se Leo ndoshta nuk i imagjinonte rrethanat e ndeshjes së tyre të ardhshme dhe forcën më të madhe të Francës.
Kylian Mbappe është ende një nga lojtarët më të mirë të këtij Botërori, por forca e vërtetë e Francës nuk vjen vetëm prej tij. Njerëzit shpesh harrojnë se futbolli është një sport ekipor, ku talentet i vendosin aftësitë e tyre në dispozicion të kauzës më të madhe. Franca erdhi në këtë Botëror pa tre lojtarët e saj më të mirë. N’Golo Kante ishte lojtari më i rëndësishëm i “Les Bleus” kundër Argjentinës. Ai nuk e lejoi Messin të merrte frymë gjatë 90 minutave, por Tchuameni e mbulon atë pozicion pa probleme.
Paul Pogba ishte gjithashtu ndër lojtarët më të mirë të Kupës së Botës 2018, por Antoine Griezmann po performon në një pozicion të ngjashëm me paraqitje të jashtëzakonshme. Karim Benzema u lëndua menjëherë para turneut, por Olivier Giroud e ka mbuluar atë rol pa asnjë problem, duke shënuar 4 gola në Kupën e Botës, deri më tani.
Kjo skuadër e Argjentinës nuk është aspak si ajo që humbi në vitin 2018. Ajo ka vërtet një shans për ta fituar trofeun këtë herë. Messi të paktën mund të jetë i qetë duke e ditur se do të ketë një shans shumë më të madh për ta fituar këtë finale, pavarësisht aftësive të çmendura të Kylian Mbappe.
Plus, mund të shtojë etjen e Leos për hakmarrje nga ajo finale e humbur 2014 kundër Gjermanisë. Jemi në një udhëtim të egër të dielën e ardhshme, e pamundur të parashikohet se kush fiton, por po aq emocionuese. Pavarësisht se kush fiton, të dy yjet e përmendur më sipër do të bëjnë histori, nëse ngrenë trofeun.
Historiku i përballjeve Messi-Mbappe
Tashmë janë shokë skuadre te PSG, mirëpo në të kaluarën kanë pasur edhe ato duelet e tyre si kundërshtarë. Duele që janë fituar nga Mbappe, teksa e para është pikërisht një sfidë Botërori. Para katër viteve në Rusi luhej Francë-Argjentinë, e fituar 4-3, teksa Mbappe shënoi dy gola dhe fitoi një 11-metërsh.
Ballafaqimi i dytë ishte në Champions League (2020-2021), kur PSG e Mbappe eliminuan Barcelonën e Messit. Në dy takimet mes francezëve dhe spanjollëve, sulmuesi 23-vjeçar shënoi 4 gola, duke lënë “thatë” argjentinasin.