Sport
Jo vetëm disfatë, humbja e bujshme thyen rekordet e “Albicelestes”
Disfata e Argjentinës në ndeshjen e parë të Botërorit në Katar 2022 po bën xhiron e botës, dhe do të kujtohet qartësisht si një nga surprizat më të mëdha të futbollit. Padyshim, humbja 2-1 ndaj Arabisë Saudite do të bëj të harrohet humbja e bujshme që po Argjentina pësoi në Botërorin italian të vitit 1990, ku humbi ndeshjen e inaugurimit kundër Kamerunit.
Por përtej turpërimit në 1990, ekipi i Leo Messi do të përballet në ditët në vijim me një seri statistikash të hidhura. Kombëtarja “albiceleste” me humbjen e sotme ndërpret një seri rezultatesh pozitive prej 36 ndeshjesh, dhe një fitore ose barazim sot do të përkthehej në rekordin historik për një kombëtare, së bashku me Italinë e Roberto Mancinit.
Një epokë tjetër, që mendohej e harruar por me të cilën tashmë argjentinasit do të duhet ta ëndërrojnë gjatë.