Connect with us

Pinknews

Jo vetëm një bashkëshort ideal por edhe një baba i dedikuar/ Luiz Ejlli i këndon vogëlushes së tij këngën e…

Këngëtari i njohur Luiz Ejlli, mbrëmjen e djeshme ka postuar një video shumë të ëmbël në InstaStory me të voglën e tij në krahë.Luizi shihet si një baba shumë i përkushtuar ndaj Luna Maris, në video ai shfaqet teksa i këndon vajzës këngën e famshme italiane “Chiamami Ancora Amore”. Por kjo nuk është hera e parë që këngëtari e poston vajzën, shpesh ai ndan momente nga jeta e tij si baba me ndjekësit.

Që në momentin që Kiara publikoi se ishte shtatëzanë këngëtari nuk u ndal duke na treguar se mezi po e priste të vinte në jetë vogëlushen.Para se Luna të lindte Luizi i dedikoi edhe një këngë e cila do ta shoqerojë të voglën e tyre gjatë gjithë jetës si një kujtim i veçantë nga prindërit e saj.Luizi ishte ai që e pati shprehur që brenda shtëpisë së Big-Brother Vip dëshirën e madhe për të pasur një fëmijë kështuqë ai e realizoi menjëherë atë pas mbarimit të spektaklit. Këngëtari duket një baba mjaft i dedikuar si dhe një bashkëshort ideal për Kiarën.

Advertisement