Connect with us

Aktualitet

Jo vetëm Vis Martinajn, SPAK shpall në kërkim dhe krahun e tij të djathtë

SPAK ka shpallur në kërkim jo vetëm Ervis Martinajn, që është i zhdukur prej vitit të kaluar, por dyshohet edhe mikun e tij Elion Hato. Ai njihet si krahu i djathtë i “mbretit” të basteve.

Policia e Shtetit dhe SPAK zbarkoi për kontrolle në banesat e të shumëkërkuarit Ervis Martinajt. Prej pothuajse një viti ‘bosi’ i lojërave të fatit është zhdukur.

Kontrollet vijnë në kuadër të operacionit të SPAK ku u arrestuan policë, anëtari i bandës së Bajrave, prokurorë, biznesmenë, ish komisar dhe Specialisti i Drejtorisë së Krimeve.

Advertisement