Connect with us

Politike

Jo vetëm vulën! Alibeaj kërkon t’i marrë dhe kandidatët e primareve Berishës

Pas vendimit të Gjykatës, që i riktheu vulën e Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka nisur punën për zgjedhjet e 14 majit. Teksa ditën e sotme ai dorëzoi zyrtarisht kërkesën për regjistrimin në zgjedhjet lokale, në një mbledhje me kryesinë, ai u ka kërkuar kandidatëve të dalë nga Primaret e Sali Berishës, që të garojnë në zgjedhje me logon e PD-së.

“Nga sot fokusi kryesor i  gjithë veprimtarisë  sonë politike  janë zgjedhjet vendore të 14 Majit.

Me pjesëmarrjen, me kandidatët, me garën, me synimet dhe me rezultatet tona në këto zgjedhje duhet të nderojmë historinë  e Partisë Demokratike;

Të afirmojmë Partinë Demokratike si alternativa krysore e qendrës së djathtë demokratike, kombëtare, perëndimore dhe euro-atlantike në Shqipëri;

T’i japim pushtetit vendor fytyrën e alternativës sonë demokratike;

Të vendosim  dhe të synojmë objektiva  ambicioze, të  hedhim  bazat  e sigurta të fitores së madhe  në zgjedhjet parlamentare për  largimin e qeverisë së  korruptuar deri në palcë të Edi Ramës, dhe duke bërë realitet rrotacionin jetëdhënës të pushtetit që presin me etje të shpallur shumica e shqiptarëve.

Për këtë, në lidhje me kandidatët për këshilltarë bashkiakë, duhet të fillojnë menjëherë nga puna duke ftuar demokratët dhe intelektualët  rreth saj  të shprehin interesin për të qenë pjesë e listës së këshiltarëve të PD-së  në bashkitë respektive.  Paralelisht, kjo Kryesi do të miratojë  një udhëzim të detajuar për mënyrën e zgjedhjes  dhe renditjes së tyre në mënyrë demokratike dhe të  drejtë.

Në lidhje me kandidatët për kryetarë të bashkive, në funksion të bashkimit, duke konsideruar realitetet  që kanë prodhuar  primaret e mëparshme të PD-së në prag të zgjedhjeve të vitit 2021,   votimet me primare nga grupi i Rithemelimit dhe kandidime të tjerë,  i propozoj kësaj kryesie hapjen në princip  ndaj  gjithë prurjeve në fjalë,  në menyrë eksplicite  ndaj kandidatëve demokratë të  primareve gjithashtu, me synim daljen me  kandidatë unik.

Dhe në lidhje me aleancat, PD merr përsipër ti prijë ndërtimit të  një Aleance sa me të gjerë të mundshme të gjithë partive të qendrës së djathtë, me synim maksimizimin e votave të një të djathtë plurale  ku secili subjekt zhvillon indentitetin  e vet poltitk brenda korrnizës përbashkuese të vlerave demokratike, kombetare dhe Perëndimore.”- tha Alibeaj.

Advertisement