Bota
Johnson akuzon Putin për krizën energjitike: I pëlqen
Boris Johnson ka pranuar se faturat e energjisë do të jenë “të pakëndshme” këtë dimër dhe kostoja e ngrohjes është “e frikshme” për disa. Kryeministri në largim fajësoi Vladimir Putinin për përkeqësimin e krizës dhe pretendoi se presidentit rus “i pëlqen”.
Megjithëse Johnson paralajmëroi se muajt në vazhdim mund të jenë “shumë të vështirë”, ai ka këmbëngulur se e ardhmja e Mbretërisë së Bashkuar “do të jetë e artë”.
Ai shkroi: “Ishte pushtimi i Putinit i Ukrainës ai që tronditi tregjet e energjisë. Është lufta e Putinit që po u kushton konsumatorëve britanikë. Kjo është arsyeja pse fatura juaj e energjisë po dyfishohet. Kam frikë se Putini e di këtë. Atij i pëlqen. Dhe ai dëshiron që ne të shtrëngohemi.”
Johnson pretendoi se presidenti beson se politikanët “të butë” evropianë do të lehtësojnë sanksionet “dhe do të lypin për naftën dhe gazin rus” me fillimin e dimrit.
Por ai paralajmëroi se tërheqja e mbështetjes nga Ukraina do të ishte “çmenduri e plotë” dhe këmbënguli se pozicioni i Putinit “bëhet më i dobët” çdo muaj që kalon.
Qeveria konservatore është akuzuar për mungesë urgjence me krizën e kostos së jetesës, ndërsa fushata e Rishi Sunak dhe Liz Truss vazhdon.