Connect with us

Politike

Jorida Tabaku: “Non grata” e SHBA ndaj Berishës nuk është shqetësim i qytetarëve shqiptarë

Kandidatja e Partisë Demokratike për Tiranën, Jorida Tabaku, është shprehur se “non grata” e kreut të PD, Sali Berisha nga SHBA, nuk e pengojnë fushatën zgjedhore që sapo ka nisur.

E ftuar në emisionin “Open” në Neës24, Tabaku tha se tashmë shumë mite janë thyer për sa i përket tre viteve të shkuara dhe marrëdhënien me SHBA.

“Shumë gjera kanë ndodhur në këto tre vite. Shumë gjera kanë ndodhur, takime me BE, CDU, PPP. Është një fakt që për shqiptarët nuk ka rëndësi, mund të ndryshoj, Berisha ka folur për këtë…”, tha demokratja.

Ajo theksoi se sot PD është një dimension tjetër dhe fushata e trye për zgjedhjet e 11 majit nuk është drejtuar te ‘non grata’, por te qytetarët.

Tabaku u shpreh se “sot qytetarët presin një ofertë politike për uljen e çmimeve rritjen e pagave, këto janë shqetësimet e tyre ndërkohë që alternativa e qeverisë është tallavaja dhe luga bosh e pasaportës evropiane”.

Jorida Tabaku: Tashmë shumë mite janë thyer për sa i përket tre viteve të shkuara dhe marrëdhënien me SHBA. PD sot është një dimension tjetër, fushata e PD nuk është drejtuar në këtë drejtim, te ‘non grata’, por te qytetarët. Ndryshimi i qeverisë në SHBA, ka dhe një ridimensionim i marrëdhënieve me Shqipërinë, por fokusi ynë është tek qytetarët.

Nëse mund të konsiderohej se do të pengonte fushatën apo rikthimin e tij në parti, kjo ka rënë. Shumë gjera kanë ndodhur në këto tre vite. Shumë gjera kanë ndodhur, takime me BE, CDU, PPP. Është një fakt që për shqiptarët nuk ka rëndësi, mund të ndryshoj, Berisha ka folur për këtë…

Berisha flet çdo dite për çështjet e tij, për ‘non gratën’, për gjyqin e tij. Proxhektorët e fushatës janë te qytetarët. Shqetësimet e qytetarëve nuk lidhen me këto që janë retorikë e PS. Sot qytetarët presin një ofertë politike për uljen e çmimeve rritjen e pagave, këto janë shqetësimet e tyre ndërkohë që alternativa e qeverisë është tallavaja dhe luga bosh e pasaportës evropiane, në rrugë të Tiranës s’ka ujë, drita e rrugë.

Advertisement