Connect with us

Kosova

Josep Borrell flet për arrestimin e Thaçit

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, mori një shembull nga Kosova derisa po fliste në Forumin për të Drejtat e Njeriut në Bruksel.

Ai tha se BE-ja formon mekanizma të veçantë për të vënë drejtësinë për vendet që dalin nga konfliktet. Këtu Borrell përmendi ish-presidentin Hashim Thaçi, për të cilin tha se u arrestua nga policia e tyre, EULEX dhe u dërgua për t’u gjykuar. Por, ai ia huqi vendit ku ndodhen Dhomat e Specializuara të Kosovës. Hagën e ngatërroi me kryeqytetin holandez Amsterdam, raporton Gazeta Express.

“Ne po formojmë ata që i quajmë mekanizma të veçantë për zgjidhjet e post-konflikteve. Këtu dua ta përmend Kosovën. Dhomat e Specializuara të Kosovës, në të cilat ish-presidenti i Kosovës është tani në Amsterdam duke pritur për gjykimin. Misioni ynë i policisë në Kosovë ishte i ngarkuar për ta arrestuar atë derisa ishte në detyrë dhe për ta dërguar në Amsterdam për t’u përballur me drejtësinë”, tha ai.

Borrell në këtë forum përmendi edhe disa nga shtetet ku ka shkelje të të drejtave të njeriut, përfshirë Etiopinë, Somalinë, Bjellorusinë e të tjera.

Advertisement