Connect with us

Kosova

Josep Borrell gënjen për Hashim Thaçin

Artan Behrami, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, thotë se deklaratat e shefit të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në lidhje me Dhomat e Specializuara, tregojnë politizimin e skajshëm të procesit gjyqësor në Hagë.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, mori një shembull nga Kosova derisa po fliste në Forumin për të Drejtat e Njeriut në Bruksel. Ai tha se BE-ja formon mekanizma të veçantë për të vënë drejtësinë për vendet që dalin nga konfliktet. Këtu Borrell përmendi ish-presidentin Thaçi, për të cilin tha se u arrestua nga policia e tyre, EULEX dhe u dërgua për t’u gjykuar. Por, ai ia huqi vendit ku ndodhen Dhomat e Specializuara të Kosovës. Hagën e ngatërroi me kryeqytetin holandez Amsterdam.

Ish-këshilltari i Thaçit thotë se Prokuroria në Hagë është kthyer në mekanizëm që i shërben BE-së për ta shantazhuar Kosovën.

“Por, sa për dijeni të z. Borrell, Dhomat e Specializuara nuk janë mekanizëm i BE-së, por i Kosovës. Ndoshta ai e ka pasur fjalën për Prokurorinë, e cila është shndërruar në mekanizëm të BE-së për shantazh ndaj Kosovës dhe për ndryshim të historinë së Kosovës. Ligjërisht, as Prokuroria nuk është mekanizim i BE-së, por praktikisht po”, ka shkruar ish-këshilltari i Thacit.

Ai ia ka bërë disa përmirësime deklaratës së Borellit rreth arrestimit të Thacit dhe formimit e funskionimit të Dhomave të Specializuara.

Reagimi i plotë i Behramit:

Gënjeshtrat skandaloze të Borrellit e vërtetojnë politizimin e procesit gjyqësor kundër ish-krerëve të UÇK-së.

Fillimisht, presidenti Thaçi ka dhënë dorëheqje si President i Republikës së Kosovës për t’u përballur me akuzat kundër tij. Ai asnjëherë nuk është arrestuar, por është vetëdorëzuar!

Pra, është vetëdorëzuar, pasi ka dhënë dorëheqje. Ai nuk është duke u mbajtur në Amsterdam, por në Sheveningen të Hagës.

Por, sa për dijeni të z. Borrell, Dhomat e Specializuara nuk janë mekanizëm i BE-së, por i Kosovës. Ndoshta ai e ka pasur fjalën për Prokurorinë, e cila është shndërruar në mekanizëm të BE-së për shantazh ndaj Kosovës dhe për ndryshim të historinë së Kosovës. Ligjërisht, as Prokuroria nuk është mekanizim i BE-së, por praktikisht po.

Deklaratat e Borrellit e dëshmojnë dhe një herë politizimin e skajshëm të procesit gjyqësor, me të cilin po mundohen të krijojnë një balancë artificiale ndërmjet viktimave dhe agresorit.

Borrell paró las mentiras, paró las influencias políticas en el proceso contra los líderes del ELK.

 

 

 

Advertisement