Kosova
Joseph denoncon Serbinë për shkelje flagrante të marrëveshjes
Edward Joseph, ligjërues universitar, njohës i rrethanave politike në Ballkanin Perëndimor dhe analist i politikës së jashtme, ka denoncuar Serbinë për “shkelje flagrante” të Marrëveshjes Bazë (Bruksel, 27 shkurt) dhe Aneksit të Implementimit (Ohër, 18 mars) për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Nëpërmjet një postimi në platformën “X”, ai ka thënë se në prag të takimit të Këshillit për Çështje të Përgjithshme të Bashkimit Europian, kryediplomati serb, Ivica Daçiç, ka vazhduar ripërtëritjen e deklaratave kundër zbatimit të marrëveshjeve në kuadër të dialogut, duke shkelur nenin 4 për mospengimin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Joseph ka risjellë në fokus deklaratën e shefit të diplomacisë serbe se Serbia “nuk do të pranojë asnjë interpretim që nënkupton njohjen e Kosovës dhe se nuk ka anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, dhe se Kosova “nuk mund të bëhet kurrë anëtare në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.