Kosova
Joseph: Pas sulmit në Banjskë, pozita e Beogradit është dobësuar

“Pas ngjarjeve në Banjskë të Zvecanit më 24 shtator, lëvizjet e presidentit të Serbisë, në vend që ta qetësonin situatën, krijuan një përshkallëzim të ri tensioni” – keshtu ka deklaruar , Edward Joseph, ligjërues në Universitetin “Johns Hopkins” në Uashington. Gjithashtu, duke theksuar nevojën për ta hetuar Banjskën, Joseph kujtoi vlerësimin e Shtëpisë së Bardhë se ai nuk ka qenë një grup i zakonshëm ad-hoc. “Ne e dimë tashmë se çfarë bëri presidenti Aleksanëd Vuçic pas 24 shtatorit. Eshte e kote të pyesësh nëse lëvizjet e tij ishin për përshakllëzimin e situates apo qetësimin e saj. Vucic vetëm sa rriti tensionet. Teksa edhe kisha ortodokse serbe u distancua nga sulmi terrorist dhe shprehu ngushëllimet e saj me rastin e policit të vrarë, Vucic shpalli ditë zie, per tre të vrarët, I shpalli ata heronj dhe nisi një gjuhë të ashpër e nxitëse ndaj Albin Kurtit në mediat serbe, dërgoi ushtrinë në kufi me Kosovën dhe pati një takim kokë kokë me ambasadorin rus në Beograd. A eshte ky depërshkallëzim i situates?” Ligjëruesi në Universitetin “Johns Hopkins” në Uashington, beson se pas sulmit në Banjskë, pozita e Beogradit është dobësuar dhe tani i takon Uashingtonit dhe Brukselit që të ushtrojnë presion më të fortë ndaj presidentit serb, Aleksandër Vuçic. “Besoj se është thelbësore të përfitohet nga kjo situatë dhe nga fakti që Vuçiç ndodhet në mbrojtje, për të bërë kërcënime për sanksione.Te mos harrojmë se Bashkimi Europian e quajti atë që ndodhi në Banjskë, sulm terrorist. Kjo do të thotë se Vuçiç tani është në një pozitë të cenueshme. BE-ja dhe SHBA-ja duhet të përfitojnë nga kjo dhe t’u paraqesin palëve një dokument “merre ose lëre”, me zbatim të qartë, duke përfshirë hapat që duhet të ndërmarrë Beogradi, në mënyrë që zbatimi të jetë i barabartë” – tha Edward Joseph. I pyetur se çfarë mund të pritet nga vizita e të dërguarve të posaçëm, profesori amerikan u shpreh se duhen kërkuar hapa konkretë, se misioni i tyre duhet të bazohet në atë që nevojitet për të çuar gjërat përpara dhe për t’i kërkuar presidentit Vuçic ta nënshkruajë atë, se Serbia nuk duhet ta bllokojë Kosovën, dhe se e mbështet procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE. Sipas Joseph, tani është krijuar mundësi që bashkësia ndërkombëtare të kërkojë zbatimin e plotë të asaj që është rënë dakord në dialog.

