Connect with us

Kosova

Joseph vlerëson përpjekjet e palodhshme të Lajçakut: Askush s’ka qenë më i përkushtuar

Edward Joseph, ligjërues në Shkollën për Studime të Avancuara “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara dhe vëzhgues i dalluar i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, ka vlerësuar angazhimin e Emisarit Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçkak, përgjatë katër viteve të fundit në detyrë.

Joseph, duke theksuar përkushtimin e diplomatit sllovak për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë, i cili përfundon mandatin në fund të janarit, përveç të tjerave, ka shkruar: “Askush nuk ka qenë më i përkushtuar ndaj detyrës”.

E përkundër spekulimeve në korridoret diplomatike se kush do të jetë pasardhësi i Lajçakut, akoma nuk ekziston ndonjë emër zyrtar për rolin e vështirë të dërguarit të posaçëm për dialogun, i cili hyn në një fazë të re pas tranzicionit politik në Bruksel.

Ndryshe, pavarësisht përfundimit të mandatit të tij më 31 janar 2025, trashëgimia e Lajçakut do të mbetet një pjesë e rëndësishme e procesit të dialogut Kosovë-Serbi dhe përpjekjeve evropiane për stabilitet dhe paqe në Ballkanin Perëndimor.

 

 

 

Advertisement