Connect with us

Politike

Jozefina Topalli: Ne demokratët kemi një problem të madh, kemi kryetarin e arrestuar

Ish-kryetarja e Kuvendit dhe një ndër aleatet më besnike të ish-kryeministrit Sali Berisha, Jozefina Topalli, i është bashkuar protestës së kësaj të enjte.

Në një intervistë për Euronews Albania, Topalli tha se problemi më i madh i demokratëve është fakti se kryetari i kësaj force politike është i arrestuar.

“Ne kemi një problem të madh se kemi kryetarin të arrestuar. Problemi më i madh i kombit tonë sot është boshatisja, të rinjtë janë larguar, në asnjë vend tjetër shpejtësia e plakjes së popullsisë nuk është në nivelet e vendit tonë.

Unë besoj se problemet e përçarjes nuk ekzistojnë më, kemi pasur një kalvar të gjatë, por shqiptarët kërkojnë një opozitë të fortë që të luftojë këtë qeveri të korruptuar. Kryetari duhet të lirohet, është çështje e pluralizmit”, tha Topalli.

Advertisement