Connect with us

Politike

Ju dh**fsha Amerikën e parë, kapni Amerikën e dytë/ Bushati në debat për non gratën e Berishës

Në emision analistët kanë komentuar një lajm, se Sali Berisha mund të udhëtojë drejt SHBA, edhe pse nuk i është hequr non grata.

Andi Bushati: Kjo është një shpullë fytyre, për gjithë debilat që na kanë çarë kokën “Amerika, Amerika, euroatlantikët, aleati strategjik” e me rradhë. Del një amerikan tjetër dhe thotë të gjithë këto kanë qenë gabim, ju dhjefsha Amerikën e parë, kapni Amerikën e dytë.

Kjo që ka ndodhur nuk është një sukses i madh për Berishën, sepse ai donte aktin, heqjen e non-gratës. Pra gjejnë një artificë, si duket ka një lobim, për të thënë që ti mund të vish në Amerikë.

Pjesa e rëndësishme është pjesa politike, ku thotë, politikat e Biden, të rruspijes që kishim ambasadore, kanë shkatërruar interesat amerikane dhe marrëdhëniet shqiptaro-amerikane. Ata që kanë denoncuar rruspijen kanë qenë në krahun e drejtë.

Preç Zogaj: Kam uruar gjithmonë që Sali Berishës t’i hiqet non-grata. Ne nuk mund të flasim për dy Amerika, ka vetëm një, si ajo që e sanksionon dhe ajo që e merr vendimin e kundërt. Jemi te non-grata. T’i hiqet me vendim të Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, në të cilin denoncohet edhe komploti, ndryshe nuk ka sens.  Se sa e rëndësishme është Amerika edhe për ata që kanë prodhuar narrativë amerikane, e tregon përpjekja dhe lobimi i Berishës për ta hequr. Po të mos kishte vlerë, pse lobon? Vendimi them se duhet të hiqet pa para. Kjo ia zbardh faqen. Nëse pretendohet se është shpallur non-grata mbi një komplot, duhet hequr duke denoncuar komplotin. Ky duket si kompilim i një teksti që kërkon të mos lërë asnjë gjurmë.

Mentor Nazarko: Është produkt lobimi por ata që janë të lidhur me kontratën e lobimit, duan ta mbajnë sa më gjatë klientin. Kjo ishte zbutje në qëndrimin amerikan. Nuk është e personalizuar dhe shprehja “person i përcaktuar”, është zbutur, por nuk kemi kaluar në fazën e mundësisë së udhëtimit. Kjo ndodh kur Ambasada ta thërrasë dhe t’i japë një copë letër për udhëtimin. Fjalia e fundit, kemi një ndryshim, kur thuhet se qëndrimi ndaj Berishës, ka cënuar interesat strategjike të Amerikës në lidhje me Shqipërinë.

Advertisement