Connect with us

Kosova

Ju do humbisni/ Ambasadori francez përkthen mesazhin e Macron

Një deklaratë e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, e thënë gjatë një fjalimi para ambasadorëve francezë nëpër botë, ka nxitur shqetësime se liberalizimi i vizave mund të shtyhet, nëse Kosova dhe Serbia s’veprojnë me përgjegjësi karshi dialogut për normalizim të raporteve dhe gjendjes në veri.

Ambasada e Francës në Prishtinë ka thënë se deklarata e Macron, është shumë e qartë, me shikimin përpara dhe që nënvizon perspektivë pozitive, përfshirë edhe zgjerimin.

“Deklarata e presidentit të Francës është një mesazh miqësor dhe i vendosur që tregon për të dy vendet se kanë shumë për t’u humbur” – thuhet në reagimin francez

Ambasada gjithashtu ka theksuar se Parisi zyrtar mbështet plotësisht dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe pret nga të dy palët që të angazhohen në mënyrë konstruktive, dhe se pret nga Kosova masa për deeskalmin e situates

 

Advertisement