Pinknews
Ju kujtohet ky personazh i “Përputhen”? Nesër i bashkohet shtëpisë së BBVK
Në mediat sociale po qarkullojnë zëra se Eduart Kuçi, ish-konkurrent i “Përputhen”, mund të jetë surpriza e radhës në “Big Brother VIP Kosova”.
Sipas këtyre spekulimeve, Eduarti pritet të hyjë në shtëpinë e famshme të premten.
Një postim i fundit në profilin e tij në rrjetet sociale e ka ngjallur më shumë këtë thashethem, pasi ai ka publikuar një foto në studiot e Klan Kosovës, ku duket edhe dera e “Big Brother VIP Kosova” në sfond.
Në një tjetër foto, ai shkruan: “Kush kthehet në lojë? Koha për të bërë zhurmë…”
Megjithatë, asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht, dhe mbetet për t’u parë nesër nëse Eduarti do të bëhet pjesë e shtëpisë së “BBVK” apo nëse kjo është thjesht një mënyrë për të tërhequr vëmendjen e ndjekësve.