Moti
Ju njohim me parashikimin e motit për dy ditët në vijim!
Pas disa ditëve me mot të kthjellët dhe diell nesër pritet një përkeqësim i kushteve atmosferike për vendin tonë. Moti pritet të nis i vranët që në orët e para të 24-orëshit shoqëruar me reshje shiu të dobta lokale. Nga orët e mesditës deri ato të pasdites vranësirat në zonën e qendrës dhe atë të jugut do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme në formën e shtrëngatave dhe lokalisht stuhi afatshkurtër. Në zonën e veriut do të ketë edhe kthjellime ndërsa vranësirat duke nisur nga orët e mbrëmjes fillojnë të shpërbëhen dhe moti dotë jetë kryesisht i kthjellët.
Ditën e Premte rikthehet moti i kthjellët dhe orët me diell përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në pjesën më të madhe të territorit pasi zona e verilindjes mbetet me mot me vranësira mesatare deri të dendura. Këto vranësira do të gjenerojnë reshje shiu të dobta dhe të izoluara në relievet e larta malore të kësaj zone.

