Horoskopi
Ju prezantojmë me shenjat më pesimiste të Horoskopit
Shenjat e mëposhtme të Horoskopit, le të themi që nuk janë edhe aq “qejf”, pasi në përgjithësi nuk kanë pritshmëri dhe shpresa të mëdha për ndonjë përmirësim në jetën e tyre personale. Kanë një të mirë, që nuk ankohen për fatin e tyre dhe as nuk tallen me të tjerët, përkundrazi, janë miq shumë të mirë që mund të të mbështesin dhe të inkurajojnë këdo, megjithatë mbeten shumë pesimistë për veten, aq sa ndonjëherë është e dhimbshme t’i dëgjosh. Cilat janë këto shenja? I shohim bashkë;
Akrepi
Jeni në krye të listës dhe jo pa arsye, pasi jeni të prirur ndaj negativitetit. Ju besoni se herët a vonë do të “humbisni”, shihni të keqen të parën dhe jo të mirën, ndërsa imagjinata juaj gjithmonë ka një fund të trishtë. Pesimizmi është një element i karakterit tuaj dhe nga këtu ju buron edhe mungesa e besimit. Nuk i lini asgjë rastësisë dhe jeni gati të besoni më të keqen nëse diçka ju “godit”. Megjithatë, nuk janë të pakta rastet kur gjërat kanë ndodhur ndryshe nga parashikimet e juaja dhe jeni ndjerë të “zhgëngjyer”, por pavarësisht kësaj ju gjithmonë do të bëni të njëjtën gjë dhe nuk do të ndryshoni mendje.
Peshqit
Shumica e njerëzve ju shohin të sjellshëm, të këndshëm dhe të relaksuar, por nuk e dinë se ju keni edhe një anë tjetër, mjaft pesimiste që ju “errëson” shpirtin. Disa herë e humbni shpresën, ju bie morali dhe jeni të rënduar emocionalisht dhe kjo ndodh sa herë që dilni nga “flluska juaj rozë” dhe bini në kontakt me realitetin e ashpër. Nëse do mësoheni të mos keni pritshmëri kaq të mëdha për veten dhe për të tjerët, nuk do të zhgënjeheni kaq shpesh dhe nuk do të humbisni buzëqeshjen dhe besimin.
Bricjapi
Ju gjithmonë prisni që të ndodhë më e keqja, qoftë në punë apo në jetën tuaj personale, për shkak të përvojave tuaja negative. Ndoshta jeni përpjekur mjaftueshëm në jetën tuaj dhe vështirësitë ju kanë bërë pesimistë ose ju kanë lënduar, kështu që është sikur po mbroni veten, duke parashikuar çdo herë skenarin më të keq. Arsyeja pse jeni të fundit në listë është se me kalimin e viteve, nisur nga përvoja që keni fituar, dëshironi t’i shihni gjërat ndryshe, pasi tani e dini që kur rrëzoheni do të ngriheni sërish edhe më të fortë.