Connect with us

Kosova

Ju puth halla në dy faqe/ Escobar për draftet e asociacionit

I emëruari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, vlerëson që me prezantimin e draft-statuteve në lidhje me formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, është bërë progres, megjithëse i vogël, në bisedimet mes të dyja palëve.

Kosova dhe Serbia gjatë takimit që u mbajt më 2 maj, kanë arritur te pajtohen per Deklaratën për të Zhdukurit, që nga kryediplomati evropian, Josep Borell, u konsiderua si pjesa pozitive e takimit dhe me e dobta sipas tij ishte ajo e Asociacionit pasi Qeveria e Kosovës refuzoi draft-statutin e prezantuar nga Ekipi Menaxhues

Po a mund te thuhet se takimi regjistroi progress?

Per emisarin amerikan, pati një progres të vogël në propozimet e shkruara nga të dyja palët për Asociacionin.

Sipas tij, “drafti I paraqitur nga kryeministri Kurti ishte serioz”, por gjithashtu “edhe ai i Ekipit Menaxhues ishte serioz”.

“Tani, nuk më takon mua të vendos se çfarë është serioze. Nuk është një proces i lehtësuar nga Amerika; është një proces i lehtësuar nga evropianët. Dhe ajo që është e rëndësishme këtu është që të dyja palët normalizojnë marrëdhëniet e tyre, të harmonizojnë gjithashtu strukturat e tyre me Bashkimin Evropian në përgatitje për anëtarësimin eventual në Bashkimin Evropian.” – u shpreh Escobar

Advertisement