Connect with us

Aktualitet

Julia Ilirjani reagon për publikimin e takimit të Parashqevisë me djalin: Përpjekjet tuaja për të hedhur baltë…

Julia Ilirjani, kushërira e Elton Ilirjanit, ka reaguar pas takimit të Parashqevi Simakut me djalin e saj, duke iu përgjigjur kritikave se momenti i takimit është filmuar nga Eltoni pa dëshirën e këngëtares. Julia, përmes një shkrimit të publikuar në “Instastory”, thotë se fotot dhe videot kanë qenë të kontrolluara dhe të aprovuara nga Luke, Robert dhe Parashqevi.

Kam dëgjuar dhe lexuar këto ditë shumë urime, bekime dhe fjalë të mira për ndihmën që po i jepet këngëtares Simaku në rrjete sociale, por edhe mesazhe që unë në faqen time i kam marrë. U përfshiva në këtë ngjarje pa dhe me dashje. Kështu që, dua t’ju falenderoj të gjithëve që ishit dashamirës për historinë e saj dhe më në fund, me ngjarjen e madhe që një nënë mund të ketë, takimin me fëmijën e vet. Faleminderit të gjithëve dhe Zoti jua shpërbleftë në të mira…

Advertisement