Connect with us

Sport

Juventus i frikësohet pezullimit të UEFA-s, bardhezinjtë tërhiqen nga…

Juventus tërhiqet nga Superliga Europiane. Relevo raportoi sot se bardhezinjtë i kanë dërguar një deklaratë zyrtare Barcelonës dhe Real Madridit duke konfirmuar se “Zonja e Vjetër” nuk do jetë pjesë e projektit.

Ky vendim duket se ka lidhje me frikën e Juventusit për një pezullim të mundshëm nga UEFA për 5 vite nga të gjitha kompeticionet europiane.

Klubi italian po distancohet nga ish-presidenti Andrea Agnelli, i cili dha dorëheqjen së bashku me të gjithë bordin e drejtorëve kur shpërtheu skandali i plusvalencave.

Gjithsesi, pavarësisht se Juventus po bën prapakthehu, zemërimi i UEFA-s është i madh dhe pezullimi nga Europa për sezonin e ardhshëm është diçka qe më shumë gjasë do të ndodhë. Në Torino luten që pezullimi nga kompeticionet europiane të mos jetë shumë i gjatë.

 

 

Advertisement