Sport
Juventusi është për turp, Empoli e eliminon nga Kupa e Italisë pas penalltive! Dëmtohet Ismajli

Juventusi është eliminuar nga Kupa e Italisë në fazën çerekfinale. Në Torino ‘Zonja e Vjetër’ barazoi 1-1 me Empolin dhe pas penalltive skuadra toskane siguroi një biletë për më tej, teksa gjen përballë Bolognan.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll në avantazhin e miqve, me Empolin që shënoi me Maleh në minutën e 24-t. Momenti më i mirë i Juventusit ishte në minutën e 66-të kur Thuram shënoi golin e barazimit.
Një veprim më shumë se fantastik nga francezi i cili me një lëvizje brilante në zonën mike, la jashtë kohe mbrojtësin dhe përballë portierit barazoi ndeshjen.
Me 90 minutat që u mbyllën 1-1, sfida iu drejtua penalltive dhe Empoli fitoi 2-4. Vlahovic dhe Yildiz gabuan te Juventusi. Vlen të theksohet se mbrojtësi Ardian Ismajli luajti vetëm pjesën e parë dhe u largua nga fusha për shkak të një lëndimi. Pas dështimit në Champions League, Juvja e gjen veten edhe jashtë Kupës së Italisë.

