Sport
Juventusi ‘pa busull’, Bologna përmbys Atalantën, Verona fiton ndaj Sassuolos
Serie A e futbollit është në javën e 27-të. Kjo e dielë sportive nisi në orën 12:30, me Veronën që fitoi 1-0 me Sassuolon dhe del nga zona e ftohtë. Miqtë humbasin Berardin, me kapitenin që duket se do jetë mungesë edhe për Italinë në Euro 2024 për një dëmtim në “tendinën e Akilit”. Napoli mposhti 2-1 Juventusin në një ndeshje të luftuar në fushë.
Në “Diego Armando Maradona” vendasit e Napolit fituan 2-1 kundër Juventusit. Bardhezinjtë janë në “rënie të lirë” dhe në gjashtë ndeshjet e fundit të Serie A kanë vetëm një fitore, teksa ky rezultat i shkon përshtat Interit që vijon shkëputjen në krye të Serie A. Dueli për Napolin u zhbllokua nga Kvaratskhelia në minutën e 42-të, para se Chiesa të vendoste ekuilibrat në minutën e 81.
Vetëm shtatë minuta më vonë i riu Nonge shkaktoi penallti, me Osimhen që gaboi nga pika e bardhë, por në topin e kthyer Raspadori e ndali sferën në rrjetë për t’i dhënë tri pikë Napolit të Calzonas. Amir Rrahmani luajti 65 minuta në këtë duel, me shqiptarin e Napolit që u zëvendësua për shkak të një lëndimi.
Serie A, java 27-të:
E dielë
12:30 Verona 1-0 Sassuolo
15:00 Empoli 0-1 Cagliari
15:00 Frosinone 1-1 Leçe
18:00 Atalanta 1-2 Bologna
20:45 Napoli 2-1 Juventus
Renditja:
VIDEO/ Juventusi ‘në rënie të lirë’, Napoli fiton 2-1 në ‘Maradona’! Dëmtohet Rrahmani
Në “Diego Armando Maradona” vendasit e Napolit fituan 2-1 kundër Juventusit. Bardhezinjtë janë në “rënie të lirë” dhe në gjashtë ndeshjet e fundit të Serie A kanë vetëm një fitore, teksa ky rezultat i shkon përshtat Interit që vijon shkëputjen në krye të Serie A. Dueli për Napolin u zhbllokua nga Kvaratskhelia në minutën e 42-të, para se Chiesa të vendoste ekuilibrat në minutën e 81. Vetëm shtatë minuta më vonë i riu Nonge shkaktoi penallti, me Osimhen që gaboi nga pika e bardhë, por në topin e kthyer Raspadori e ndali sferën në rrjetë për t’i dhënë tri pikë Napolit të Calzonas. Amir Rrahmani luajti 65 minuta në këtë duel, me shqiptarin e Napolit që u zëvendësua për shkak të një lëndimi. Juventus me 57 pikë mban vendin e dytë, 12 më pak se kryesuesit e Interit që kanë një ndeshje për të luajtur. Napoli me 43 pikë shkon në pozitën e shtatë.VIDEO E GOLAVE
VIDEO/ Verona ‘zhyt’ Sassuolon e shqiptarëve, Kumbulla dhe Bajrami në stol! Berardi humbet Euro 2024