Connect with us

Aktualitet

“Ka dhe afera të tjera përveç Partizanit”/ Kara ‘shpërthen’ ashpër

Avokati Romeo Kara vlerësoi si të shkëlqyer dosjen e kopsitur nga SPAK në lidhje me hetimet për aferën Partizani, për të cilën është marrë i pandehur ish kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. Ai tha se në dosje, nuk hetohet vetëm ‘Partizani’ por dalin në pah dhe shumë çështje të tjera.

Në intervistën për një emision televiziv ai tha se përpos Berishës, duhet të hetohen edhe zyrtarë të tjerë.

“Besoj se janë pak persona që kanë hapur thelbin dhe për të thënë se është hetim i shkëlqyer deri tani. Mund të them që janë dosje të rrala që të kenë kaq dëshmi jo vetëm në shkresa por edhe orale. Është hetuar jo vetëm çështja Partizani. Aty ka shumë dosjeë, ka privatizime, dhënie lejesh dhe çdo veprimn prej këtyre është hetuar. Përveç kësaj janë hetuar lidhjet e personave, është gjetur që personat që kanë marrë pjesë në komisione të caktuara kanë lidhje farefisnore, njohje me familjen Berisha. Është hetuar për herë të parë ajo që unë kam thënë se ne kemi ligje të paligjshme, për interesa të pushtetarëve, prej nga buron dhe frymëzohet edhe korrupsioni, kemi miratuar në parlament me deputetë jo dinjitoz, deputetë të liderit të tyre, ligje të paligjshme në kundërshtim me kushtetutën, edhe një sërë klauzolash të tjera, dhe duket sikur i gjithë shteti është impostuar te familja e Berishës. Pasi edhe një gjeneral brigate, e kanë detyruar që të japë dorëheqjen me një audit që e ka bërë një familjar që ka lidhje me familjet trashëgimtare të pronareve, e kanë punësuar në kryeministri, e kanë çuar të bëjë një auditim, e kanë shfrytëzuar që ky person nuk është në rregull dhe pak para zgjedhjeve të vitit 2009 iu është dorëzuar prona këtyre pesë familjeve.”, u shpreh ai.

Më tej, ai bëri edhe një vlerësim të dëmit financiar nga kjo aferë.

“Padyshim, dëmi financiar është shumë i madh. Vetëm në pjesën e territorit të klubit Partizani ka një dëm financiar që e para nuk është paguar toka mbi 800 e ca metra, shkon 1 milion e ca euro minimumi ai dëm. Pjesa tjetër që është objekt që kanë qenë aty janë vlerësuar me 1/10 dhe shkon deri në 3-4 milionë euro dëmi financiar. Më pas cka përfituar nga gjithë marrëveshja korruptive, duke shfrytëzuar popullin, Berisha dhe këtë pasuri e ka marrë jo direkt ai me letra po familja e vajzës së tij, ka qenë rreth 6 milionë euro por mendoj se do të jetë më tepër. Duke hetuar këtë aferë kanë dalë edhe disa mini afera të tjera, pasi kanë ndërtuar një hartë të mirë të qarkullimit të parasë, e kanë bërë në mënyrë profesionale. Vlen të theksohet se jo vetëm shkeljet ligjore që kanë bërë, e ka realizuar veprën penale të korrupsionit, por edhe personat në komisione dhe zyrtarë të tjerë nën nivelin e tij si kryeministër duhet të mbajnë përgjegjësi se ata kanë realizuar porositë antiligjore të këtij personi. Kemi në ministrinë e Mbrojtjes, të kulturës, mund të kemi në bashkinë e Tiranës, në KKRT-në e madhe, që ka ndryshuar destinacionin, gjë që ishte marrë përsipër me kontratë. Ka arritur në përfundim prokuroria, i ka bërë këto përkundrejt shpërblimit që ka marrë më pas 3-5 përqind të pasurisë, ka dalë ai më i fituari por është e pamundur që këto t’i bënte duke mos pasur garancinë e vjehrrit të tij, i cili është vënë në lëvizje sapo janë bërë këto marrëveshje. Pra kanë krijuar kalendarin kohor dhe lidhja shkak pasojë vërtetohet në mënyrë të pakundërshtueshme.“, u shpreh avokati.

Advertisement