Politike
“Ka dhe njerëz që dashurohen me…”/ Gjiknuri mbron Berishën, ‘gozhdon’ Alibeajn pasi zbulon pazaret PS-PD
Deputeti i opozitës Enekelejd Alibeaj në Komisionin e Ligjeve thotë se me ndryshimet për Kodin Zgjedhor është bërë pazari për t’i dhënë Edi Ramës mandatin e katërt në tavolinë. Alibeaj tha se pala tjetër, (PD e Berishës) nga ana tjetër tani po qajnë hallin se si të kapin ndonjë karrige në zgjedhjet e 2025.
“30% të fiksuar të listës, mbrojtja më e madhe që i jepet Ramës. Do të fshehë në atë pjesë figurat më të larta politike, e drejta e atij ta bëjë atë punë, por jo në kuirriz të shqiptarëve. I jep mundësinë Ramës të përdorë administratën, patronazhistët për të vjedhur votat. I jep 12 mandate dhuratë dhe i jep mundësinë të fshehë figurat më të larta të pushtetit që janë ata që janë në traget të votës së qytetarëve shqiptarë. Jepini shqiptarëve të drejtën që ta zgjedhin ata deputetin që duan. Nëse e do një parti politike, ta zgjedhë si opsion. 100% të listës ta mbajnë të mbyllur ata, mbase pushteti e do të mbyllur, por jo duke detyruar shqiptarët. Ta bëjnë si zgjedhje të tyre. Vendimi i GJK Kushtetuese është për listë të hapur.
Nuk jam për votën me postë. Vota më postë me këto kushte të regjistrohesh brenda 60 ditëve, për 3 muaj, të regjistrohesh duke pasur një vendbanim atje ku je, kjo është pengesa e parë. Duhet të kesh regjistrim zyrtar në vendin e huaj që të kualifikohesh si zgjedhës. U dashka që të paguajë postën ai shqiptari atje me lekët e tij. Ai ka ikur jashtë se s’ka para. Në funksion të plotësimit të atij bishti të fundit, mandatin e fundit. Këta e kanë në dorë ta marrin dhe ta rrëmbejnë atë mandatin e fundit ndaj çdo partie tjetër, i kanë patronazhistët jashtë Shqipërisë shkuan në mes të Athinës dhe Milanos dhe çuan gjithë shtetin.
Kanë mundësinë për ta keqpërdorur votën e emigrantëve në favor të tyre. Kjo do jetë një mënyrë se si mund të keqpërdoret një e drejtë kushtetuese. Të votojnë në mënyrë të monitoruar në vendet ku janë, të regjistrohen pa pasur në nevojë të deklarojnë vendbanim zyrtar atje. Ajo se çfarë po bëhet sot, nuk është se po bëhet një Reformë Zgjedhore e minutës së fundit, me një Pazar të bërë natën fshehtas, sot po i dhurohet mandati i katërt Ramës në tavolinë. S’ka nevojë sot më për zgjedhje, e ka marrë, e ka blerë pushtetin dhe mandatin e katërt. Dhe bashkë me të mbetet e vetmja gjë, si të ruajmë ndonjë karrige për vete”, tha Alibeaj.
Ndërkohë, deputeti i PS, Damian Gjiknuri ironizoi qëndrimin e Alibeajt.
“Le ti qëndrojmë procedurës, s’mund të komentojmë nismat e të tjerëve, ka dhe njerëz që dashurohen me zërin e vet, por këtu jemi do diskutojmë”, tha Gjikunri.