Connect with us

Politike

‘Ka fshehur 200 mln euro’/ Berisha: Rama jeton në saraje

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një takim me qytetarët në Perrenjas gjatë prezantimit të kandidates së koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Suzana Topi, akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka grabitur qytetarët shqiptarë.

“Kam bindjen se të gjithë banorët e Prrenjasit në datën 14 do të votoni Suzana Topin, nr2 në listën e kandidatëve, nr 1 në listën e partive. 14 maji është një ditë ndryshimi, ndoshta më i madh në historinë e këtij vendi që nga viti ’92. Është vit i ndryshimit sepse ju zgjidhni qytetarë të parë për Bashkitë, zgjidhni kandidatë të dalë nga vullneti juaj. Suzana është e gatshme të ballafaqohet me rivalin e saj që fshihet si mi. Këta nuk vijnë sepse i kanë xhepat të mbushura me para të vjedhura nga ju. Edi Rama duhet të dalë para jush dhe t’i kthejë xhepat. Por Edi Rama jeton në Saraje me 5 mijë metër katror oborrin dhe 57 m  gjatësinë e themeleve. Jeton në Sarajet e ndërtuara me materialet më të kushtueshme kur në ILDKP kishte të deklaruar 3900 euro dhe 400 mijë lekë. U akuzua me raport nga OSBE se ke fshehur offshore 200 mln euro. Nuk del dot, ai ka familjarë, unë kam familjarë dhe po të vijë ai para jush, unë nga kjo librari digjitale nxjerr dokumente të familjarëve të tij, të baxhanakut, të thjeshtrës. Por Sali Berishën e akuzoi gjithë bota dhe gjeti turpin e atyre që e akuzuan asgjë tjetër. Ndaj më 14 përdorni votën për të shënuar një ndryshimi cilësor, krahas Suzanës keni votuar për veten tuaj, për hallet , problemet, ndryshimin e jetës suaj. Suzana paraqiti para jush një program të shkëlqyer dhe është e gatshme të bëjë zgjidhje.”, tha Berisha.

Advertisement