Aktualitet
‘Ka policë aty tek cepi?’/ Detaje nga përgjimet në Elbasan
Detaje të reja kanë dalë nga dosja e megaoperacionit Rrjeti në Elbasan. Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha thuhet se agjenti i identifikuar me shkronjën “K” ka komunikuar me të arrestuarin Esmirald Liçi në një prej lagjeve të Elbasanit. Ata fillimisht janë takuar dhe më pas Liçi ka shkuar në banesën e tij për të marrë drogën. Pasi agjenti ka marrë 32 gram kanabis, ai është larguar.
Pjesë nga Dosja:
Esmirald Liçi: Dy, katër, pesë hajde ikim me lalin.
Agjenti: Gjum?
Liçi: Gjum ça do bash, deri në orën 1 kam qenë këtu. Mer najnji se hysha ship mershin çunat. Aty te cepi në fund ka polica aty?
Agjenti: Kam kshu, kam ca kohë kshu.
Liçi: Bje lalit atë qesen ta rregulloj tamam, se nuk ta falin tka rop…
Në operacion kanë marrë pjesë 490 punonjës policie dhe 5 dronë, ndërsa kërkimet janë zhvilluar në 52 banesa dhe 18 lokale. Operacioni është shtrirë në Elbasan, Peqin, Cërrik, Belsh, Librazhd, Prrenjas dhe Pogradec. Në pranga kanë ranë 45 persona, mes tyre edhe biznesmenë, shpërndarës droge, furnizues si dhe drejtues të grupeve kriminale. Nga personat e arrestuar, 12 prej tyre ka qenë dënuar edhe më parë në fushën e narkotikëve, ndërsa 10 të tjerë kanë qenë të dënuar për vepra të ndryshme penale.