Connect with us

Politike

“Kabinat e ‘fshatit turistik’ të kriminelit që plagosi…”, Rama reagon sërish pas Prokurorisë: Ministria gati denoncimin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me kabinat e vendosura në Theth, teksa akuzoi prokuroren Elsa Gjeli se ‘ka hedhur në kosh’ denoncimin e bërë për ndërtimin e një fshati pa leje në Theth.

Ndërsa kjo e fundit sqaroi se çështja për këto kapanone të cilët nuk kanë themele, nuk përmbushin kritere për ta konsideruar objekt ndërtimi, Rama shton se Ministria e Drejtësisë po përgatit denoncimin e çështjes në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

“Natyrisht që të gjitha kabinat e “fshatit turistik” të kriminelit që plagosi Thethin do i marrë shteti dhe skuadra e Bashkisë Shkodër nuk do të largohet nga Thethi pa e shëruar zemrën e qytezës magjike, ndërkohë që Ministria e Drejtësisë po përgatit denoncimin e çështjes “Gjeli” në Këshillin e Lartë të Prokurorisë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Advertisement