Kosova
Kafja ime nuk është ajo që do Amerika/ Metafora e fortë e Kurtit
Kryeministri Albin Kurti në një intervistë është pyetur nëse Qeveria e tij do të shkruaj një draft -statut për Asociacionin siç kanë deklaruar disa here disa bashkëpunëtorë të tij.
Javën që shkoi diplomati amerikan Gabriel Escobar tha se ka vend për një draft të ri por sipas tij qeveria në Prishtinë duhet të nxitojë.
Kurti nuk është deklaruar deri më tani për mundësinë e propozimit, por sot ka dhënë indikacione nëpërmjet një metafore me kafe – se nëse ndërkombëtarët kërkojnë që Kosova ta bëjë Asociacionin, atëherë kjo nuk do të bëhet sipas propozimit evropian por do të jetë një “kafe” e një lloji tjetër.
Kryeministri i Kosovës, ka thënë e ajo që s’duhet të ndodh është nxjerrja e Draftit të Asociacionit nga paketa e marrëveshjes bazë, meqë në atë mënyrë sipas tij, do t’i kryhej një shërbim i vyer Serbisë.
“Mua më është thënë që marrëveshjen duhet ta bëj me Serbinë. Për këtë jam angazhuar. Asnjëherë nuk më është thënë se marrëveshjen duhet ta bëj me ndërkombëtarët. Nëse faktorët ndërkombëtarë i vënë sanksione Serbisë dhe e shpallin – le të themi – shtet rebel, i cili ka dalë prej sistemit të marrëdhënieve normale ndërkombëtare, atëherë ne do të mund të diskutonim me ndërkombëtarët se çfarë sugjerimi kanë për vendin tone” – deklaroi Kurti, I cili gjithashtu u shpreh se ua ka bërë të qartë edhe presidentit të Serbisë dhe ndërmjetësve ndërkombëtarë –
“Unë nuk mund t’iu japë kafe pa filxhan, Kosova është filxhani ku duhet të rrijë Asociacioni. Kafenë e kërkon presidenti i Serbisë, por nëse kafenë po e kërkojnë ndërkombëtarët, atëherë s’mund të jetë e njëjta, nga ajo që ata preferojnë”.