Connect with us

Kosova

Kafshojnë dhëmbët e Vuçiç/ Plani pas humbjes së Kosovës

Nenad Kulaçin, gazetar dhe publicist serb, ka thënë se Mali i Zi “është në kthetrat e ‘botës serbe’”, dhe se kjo nuk do të ndalojë, për shkak se, siç ka theksuar ai, Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i duhet “si kompensim për politikën e tij të pasuksesshme ndaj Kosovës”.

Këto komente, Kulaçin i ka bërë në një opinion të publikuar në rrjetin ndërkombëtar “Al Jazeera”, ku ka folur për ndikimin që Vuçiç ka aktualisht në Mal të Zi, përmes partive pro serbo-ruse atje, të cilat janë pjesë e koalicionit qeverisës që drejtohet nga Milojko Spajiç.

“Me lojërat e tij, Vuçiç mund ta kërcënojë shumë Malin e Zi në rrugën e tij evropiane”- deklaroi Kulaçin duke shtuar se Vuçiç zgjodhi momentin ideal “për t’i treguar dhëmbët Malit të Zi”, pasi që kreu serb “ende është i ofenduar nga fakti që Mali i Zi mbështeti Rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë dhe se, sipas Vuçiçit, bëri një lojë të pistë me ndryshimet në tekstin e saj”.

“Miratimi ndodhi menjëherë pas njoftimit të kristalizuar qartë se Mali i Zi do të jetë anëtari i parë i Bashkimit Evropian në vitin 2028. Podgorica ndezi dallgët në lagjen e Ballkanit me Rezolutën e saj”- deklaroi Kulaçin

Por sipas tij, Vuçiç nuk do ta ketë të vështirë të motivojë të njëjtët aktorë në Parlamentin e Malit të Zi që të miratojnë disa vendime të tjera, apo të votojnë kundër disa gjërave.

“Ai vazhdimisht ofendohet, lëndohet, diçka e shqetëson dhe duket se sipas tij, Mali i Zi duhet të vazhdojë me të dhe politikën e tij”- u shpreh Kulaçin.

“Vuçiç për botën është shembull i stabilizimit. Në këtë ekstazë, Perëndimi nuk mund të heqë errësirën nga sytë e tij dhe të shohë me një pamje të plotë dhe të thellë se çfarë po ndodh në të vërtetë. Bota serbe është thirrje për hegjemoni, për bashkim rreth asaj që është thelbësore dhe e rëndësishme për Vuçiç-in, dhe më e rëndësishmja për qasjen e tij ndaj qëllimit që Sllobodan Millosheviç-i nuk arriti ta realizojë.

Parlamenti i Malit të Zi u dorëzua. A do të përfundojë me kaq, do ta shohim. Vuçiç duhet të kompensojë politikën e tij të pasuksesshme ndaj Kosovës”- deklaroi Kulaçin.

“Tani mendoj se është e qartë për të gjithë se kjo ‘botë serbe’ nuk është thjesht një fantazmagori e krijuar në kokën e Aleksandër Vulin, por një realitet që po ndodh. Tani Malit të Zi do t’i duhet të përballet me kthetrat në të cilat ndodhet”- theksoi Kulaçin Përvec kësaj, ai potencoi se Podgorica zyrtare duhet të ketë edhe forcë edhe njohuri dhe “në fund të fundit jo pa arsye është pak hapa larg pranimit në Bashkimin Evropian

Advertisement