Rajon
KAFSHON KOBRA/ Janjiç për protestat e studentëve në Serbi, ky është plani
‘Protesta e studentëve në Beograd është e ngjashme me lëvizjen ‘Solidarnos’ në Poloni dhe një shans i dytë për shoqërinë serbe’ – Kështu u shpreh analisti serb i politikave rajonale, Dushan Janjiq dhe sipas tij, nuk është një lëvizje partiake, por është zemërimi i qytetarëve ndaj qeverisë në Serbi.
“Mesazhi është që në mënyrë paqësore të shkojmë drejt lirisë së fjalës dhe drejtësisë. Këto lëvizje janë për qytetarët e pakënaqur në Serbi dhe një lloj kristalizimi dhe zemërimi të qytetarëve ndaj qeverisë dhe situatës në Serbi. Nuk është lëvizje pro opozitës por eshte e pavarur dhe shpresoj se do të behët gjithnjë e më shumë ndikuese në skenën publike të Serbisë. Në thelb është shans i dytë për shoqërinë serbe. Eshte lëvizje në shkallë të gjerë e atyre që janë të pakënaqur me situatën në Serbi dhe jo vetëm me qeverinë. Është lëvizje e fortë e të rinjve, diçka e ngjashme me ngjarjet Solidarnos në Poloni. Nuk mund të jetë lëvizje partiake dhe nuk mund të shuhet vetëm për shkak të llogaritjeve elektorale” – deklaroi Janjic I cili gjithashtu dha 3 opsionet sesi presidenti Vuçiq dhe kryeministri Vuçeviq do t’i bëjnë ballë protestave, ku i pari sipas tij është ndryshimi paqësor i pushtetit.
Persa i përket ngritjes së tensioneve, Janjiq theksoi se ata nuk e kuptuan qe ne fillim protestën e studentëve dhe prodhuan shumë dhunë duke përfshirë policinë dhe njësinë speciale Cobra, por mesazhi i studentëve sipas tij ishte; “mund të dërgosh Cobra-n, por ne jemi anakonda”, gje qe do të thotë se ata janë gati të përballen me këtë sfidë”.
Mundësitë e tjera sipas analistit serb janë qe te ndertohet një proces ku do të përgatiten kushtet e reja demokratike për zgjedhjet, të kete një lloj tranzicioni dhe lufta për këtë bëhet mes opozitës që ende kërkon reformim të qeverisë dhe disa të tjerëve që nuk janë gati ta lëshojnë. Kjo do të jetë çështja kryesore sesi lojtarët do t’i përgjigjen mekanizmit të pushtetit”………