Politike
Kalaja padi në SPAK, Edvin Kulluri: Mis tritoli, një fundërrinë e luftës së klasave
Ka qenë i ashpër reagimi pas një denoncimi të Adriana Kalasë, e quajtur ndryshe “Mis tritoli” ndaj Enkelejd Alibeajt, me sebepin se po bashkjeton me gjyqtaren e Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xheferllari, që Kalaja thotë se i ka parë në Vlorë.
Edvin Kulluri, ish-drejtues i PD-së dhe sot politikan i “Djathtas 1912” e konsderon një skandal të shkaktuar nga fundërrina të luftës së klasave të kohës së komunizmit.
Postimi i Kullurit
Keta jane llumi i Parrtise se Punes! Funderrina te luftes se klasave! Ithtare te Enver Hoxhes qe u hynte kundershtareve te rregjimit deri ne familje! Sigurimsa qe gjurmonin njerezit neper rruge e plazhe, qe u thyenin radiot Iliria per muzike perendimore!
Qenie te ulta qe neverisin cdo dite njerezit dhe votuesit e djathte! Perverse qe fshiheshin pas shkurreve tek liqeni artificial! Bisha te terbuara qe ndanin familje pse njeri nga bashkeshortet kishte origjine armiqesore! Po te njejtet qe rishfaqen pas 34 vitesh me “petkun qesharak konservator” nderkohe qe sillen si komuniste qe do i kish zili edhe vete kryemonstra Enver Hoxha!
A kane turp keta monstra qe u hyjne ne familje njerezve qe mendojne ndryshe nga keta? Duhet ti marresh leje partise se cingijeve qe kercejne vallen e kryetarit se me ke do bashkejetosh?! Prandaj jane denuar dhe do denohen me vote ne 11 maj sepse jane llum i shoqerise!