Connect with us

Kosova

Kali i Trojës dhe Karta e pushtetit/ Albin Kurti plotëson kërkesat e Fatmir Limajt për koalicion

Xhavit Haliti, ish-nënkryetar i Kuvendit  duke komentuar mundësinë e një koalicioni qeverisës ndërmjet LVV-së së Albin Kurtit dhe Nismës së Fatmir Limajt, por edhe gjendjen paszgjedhore të partive opozitare që nuk duan bashkëpunim me partinë në pushtet, tha se “çdo gjë është e mundshme”, por “vështirë e parashikueshme”.

Sipas tij, opozita nuk ka “kandidat te përbashkët për kryeministër”, gjë që “e dobëson në raport me fuqinë elektorale të VV-së”.

Haliti tha se “e vetmja parti në Kosovë që në ‘kazanin qeverisës’ nuk e ka pasur partner LVV-në, është PDK-ja”.

“Të tjerat kanë qenë në kazanin apo vorbullën e përbashkët politike dhe thelat e tepsisë që t’i mundëson pushteti i kanë ndarë së bashku” – theksoi Haliti, duke potencuar se Albin Kurti ka nevojë për te bere koalicion me një parti të vogël, e cila sipas Halitit, do ti mundësonte kalimin e “ylberit”.

Sipas ish nenkryetarit te kuvendit te Kosoves, Kurti e ben qeverine me pakicat duke përjashtuar Listën Serbe” por “se sa do jetë i qëndrueshëm ky lloj koalicioni mbetet të shohim”.

“Persa i përket heshtjes së Limajt dhe Kurtit, si dhe zhurmës se a janë takuar apo jo, mendoj që janë takuar, por ende nuk kanë arritur të bëjnë marrëveshje. Besoj se kërkesat e Limajt është duke i analizuar Kurti dhe gjithmonë në keto raste ka takim të parë, të dytë dhe të tretë. Heshtja dypalëshe është tregues i mirë që kanë një marrëveshje për mostransparencë dhe për të heshtur” – ka theksuar Haliti

Advertisement