Bota
Kaliforni/ Të shtëna armësh gjatë festës së Vitit të Ri Kinez, VIKTIMA
Një person i armatosur vrau të paktën 10 persona dhe plagosi po aq kur hapi zjarr të dielën mbrëma në një klub nate në ‘Monterey Park’, në zonën e Los Anxhelosit të Kalifornisë, jo shumë larg vendit ku festimet e Vitit të Ri Hënor Kinez sapo kishin përfunduar. Të plagosurit u dërguan në disa spitale lokale dhe “janë në gjendje kritike”, tha policia.
Teksa forca të shumta janë vënë në kërkim të vrasësit në arrati, nuk ka asnjë informacion për motivin e aktit të tmerrshëm dhe të pamëshirshëm të dhunës me armë, siç e quajti Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom.
Festimet e Vitit të Ri Hënor kishin tërhequr mijëra njerëz në Monterey Park një qytet me rreth 60,000 banorëdhe me një përfaqësim të madh të aziatikëve.
I dyshuari për vrasjen e 10 personave në SHBA gjendet i vetëvrarë
Policia e Kalifornisë ka identifikuar personin e armatosur e dyshuar për vrasjen e 10 personave në një studio vallëzimi pranë Los Anxhelosit.
Ai u gjet i vdekur në një furgon të bardhë. Ky person, me emrin Huu Can Tran, 72 vjeç, “kishte një plagë të vetëshkaktuar me armë zjarri”, tha sherifi i qarkut, Robert Luna.
Dhjetë persona të tjerë u plagosën në të shtënat dhe shtatë prej tyre janë ende në spital – disa në gjendje kritike – thanë autoritetet e sigurisë në një konferencë shtypi të dielën pasdite në Montrei Park.
Policia tha se ende nuk e di motivin për vrasjen e shumfishtë gjatë festimeve të Vitit të Ri Hënor.
Ata thanë se 10 personat që u vranë janë ende duke u identifikuar, por dukej se ishin në moshën mes 50 dhe 60 vjeç, dhe disa ndoshta edhe më të vjetër. Më herët, zyrtarët thanë se pesë gratë dhe pesë burrat që u vranë ishin me origjinë aziatike.
Monteri Park gjendet 13 kilometra në lindje të Los Anxhelos. Ky qytet ka afër 60.000 banorë dhe është shtëpi e një komuniteti të madh aziatik.
Festivali vjetor për Vitin e Ri Hënor zgjat një javë dhe më herët ka mbledhur mbi 100.000 vizitorë.
Këto ishin të shtënat e pesta masive në SHBA gjatë këtij muaji, thuhet në të dhënat e databazës së Associated Press dhe USA Today, sa i përket vrasjeve masive në Shtetet e Bashkuara.