Rajon
Kalit i varen yzengjitë/ Meraku serb për ndryshimin e balancave
Gazetari dhe publicisti i njohur serb I politikës së jashtme Dragan Bisenić tha se ideja qe Kosova do të pranohet në Këshillin e Evropës edhe pse nuk është ende shtet, eshte rezultat i ndryshimit të balancës së fuqisë në Evropë dhe në vetë Këshillin e Evropës, për faktin se Rusia, si delegacioni më i fuqishëm në mesin e të gjithë anëtarëve t e Këshillit të Evropës nuk merr pjesë më në punën e ketij organi.
Ai tha për Tanjug se në këto rrethana të reja iniciativën e ka një grup shtetesh, përkatësisht shtetet evropiane, me në krye Gjermaninë dhe të cilat besojnë se Kosova duhet të jetë anëtare e Këshillit të Evropës, ndonëse ka edhe një numër të konsiderueshëm Shtetet evropiane që nuk e pranojnë.
Ai e konsideron të pazakontë nëse Këshilli i Evropës vendos për një hap të tillë, tani, në një kohë kur 10 shtete anëtare të Këshillit të Evropës nuk e njohin Kosoven si shtet dhe që sigurisht mund të shkaktojë përçarje në funksionimin e Këshillit të Evropës.