Connect with us

Kosova

Kallas: Serbia duhet ta qartësojë orientimin e saj strategjik

Shefja e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka deklaruar se autoriteteve në Serbi ua ka përcjellë një mesazh të qartë: e ardhmja evropiane e Serbisë varet nga përkushtimi i saj ndaj reformave institucionale dhe parimeve demokratike, duke përfshirë edhe qartësimin e orientimit të saj strategjik.

“Mesazhi për autoritetet në Beograd është i qartë. Dua ta shoh Serbinë duke përparuar drejt BE-së. E për këtë, udhëheqësit politikë duhet të zbatojnë reformat e nevojshme dhe të qartësojnë orientimin strategjik. Kjo bëhet më së miri duke rivendosur besimin dhe duke iu përmbajtur parimeve demokratike”, ka shkruar kryediplomatja e BE-së.

Në Beograd, Kallas ukujtojme se u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili tha se me Kallasin kishte biseduar për çështje gjeopolitike, situatën e sigurisë në rajon, rrugën evropiane të Serbisë dhe dialogun me Kosovën.

Vizita e Kallasit në Beograd, në kuadër të turneut të saj rajonal, vjen disa ditë pas pjesëmarrjes së kontestuar të presidentit serb në Paradën e Fitores në Moskë, gjatë së cilës takoi presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, pavarërisht thirrjeve të zyrtarëve në Bruksel për shmangie nga veprimet që minojnë politikën e jashtme të BE-së.

………….

 

 

Advertisement