Connect with us

Bota

Kalorësi i ri që do zgjidhë çështjen e Kosovës/ Biden ‘kurorëzon’ O’Brien 

Marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës kanë qenë në bllokim për një kohë të gjatë dhe James O’Brien, një ‘plak i ri’ në administratën amerikane që e njeh mirë situatën në Ballkanin Perëndimor, është përgjegjësi që do duhet të merret me ndryshimin e status quo-së. O’Brien eshte caktuar në pozitën e ndihmës sekretarit amerikan të shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike dhe analistët si në Beograd ashtu edhe në Prishtinë besojnë se ai mund ta drejtojë dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në një rrugë të re

Jeffrey Hovenier, ambasadori amerikan në Prishtinë ka daklaruar se O’Brien eshte zgjedhur në këtë pozitë për të avancuar qëllimet strategjike të SHBA-së në Kosovë.

Ardhja e O’Brien në postin e ri është komentuar edhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic, I cili me një dozë optimizmi të moderuar, tha se për Serbinë “kjo do të jetë shumë më e rëndësishme se zgjedhjet në SHBA.

Nga ana tjeter, analistet në Prishtinë kanë pritshmëri të mëdha nga O’Brien pasi, siç thonë ata, BE-ja aktualisht po i bën më shumë presion Prishtinës sesa Beogradit.

Advertisement