Aktualitet
Kam dyshime se jam shitur nga njerëzit e mi të afërt/ Qyno flet për hetimet nga SPAK

Gazetari Elton Qyno tha se ka pasur dyshime se është tradhtuar nga njerëzit e tij të afërt. Qyno u mor në pyetje në dhjetor 2023 për rrjedhjen në media të materialeve nga një dosje hetimore për një sërë krimesh të rënda, ndërsa pas një kontrolli në shtëpinë e tij, Prokuroria e Posaçme, SPAK sekuestroi celularët dhe mjetet elektronike. Qyno e kundërshtoi vendimmarrjen si shkelje e të drejtave të tij si gazetar.
Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë gazetarit, Elton Qyno, lidhur me kërkimet e parashtruara në padinë e tij kundër sekuestrimit të pajisjeve elektronike që kishte në pronësi, kontrollit në banesë, në vendin e punës dhe atë personal, të kryera pas një hetimi të nisur nga SPAK për nxjerrje të sekretit hetimor.
Qyno: Unë jam gati 14 herë i marrë në pyetje për nxjerrje të sekretit hetimor. Kam dyshuar se jam shitur nga njerëz të afërt të mi. Duke përdorur hapësirat ligjore u krijuan dy kokëfortësi një SPAK dhe një që unë u tregova bindës se ku e kisha marrë këtë informacion, zgjodhën që mos na thuaj asgjë dhe na jep telefonin. Por aty do zbulonin të gjitha burimet e mia. Ata morën të gjithë shtëpinë. Këngë greke, as unë se dija se ku ishin këto, këto janë të fëmijëve të mi dhe të bashkëshortes sime që është bashkëshorte. Morën çdo gjë veç televizorit, donte të merrnin edhe playstation. Unë nuk vë dorën në zjarr që ka qenë me urdhër edhe pse kam dyshimet e mia.

