Connect with us

Lifestyle

Kam humbur 100 kilogramë, transformimi i yllit të kinemasë

Aktori i famshëm i Hollywood-it, John Goodman, i ka lënë të gjithë pa fjalë me daljen e tij të fundit në publik në Monte Carlo, ku mori pjesë në një shfaqje artistike.Teksa ecte në tapetin e kuq, ylli i kinemasë u shfaq tërësisht i transformuar. Mediat e huaja shkruajnë se 70-vjeçari ka humbur plot 100 kilogramë gjatë viteve të fundit, dukej në super formë.Gjithashtu thuhet se rrugëtimi i tij i transformimit rrënjësor nisi në vitin 2007, kur aktori i famshëm vendosi që të dobësohej e të ndryshonte stilin e jetesës.Goodman nisi një program strikt të stërvitjes si dhe hoqi dorë nga alkooli. Trajneri i 70-vjeçarit ka thënë se ai iu nënshtrua dietës mesdhetare, që ka në bazë të saj peshkun, arrorët, vajin e ullirit, perimet dhe frutat.Gjithashtu ylli i kinamsë stërvitet gjashtë ditë në javë, duke kryer deri në 12 mijë hapa ecje në ditë dhe gjithashtu disa orë mbi biçikletë.Në një intervistë të disa viteve më parë, Goodman tregoi që, pavarësisht se mbante dietë për 2-3 muaj dhe humbiste deri në 25 kilogramë, nuk arrinte dot ta mbante ritmin dhe rifitonte kilogramët shumë shpejt.“Mbaja dietë dhe më pas shpërbleja veten me 6 kanoçe birrë. Vendosa që kjo të mos përsëritej më dhe nisa të kontrolloja racionet dhe të shtoja aktivitetin fizik. I gjithë inati që kisha me veten shtyhej nga frika për shëndetin. Dikur isha shumë i inatosur, por sot nuk jam më”, ka thënë aktori i famshëm.

Advertisement