Connect with us

Aktualitet

‘Kam nënën me kancer’, 2 shqiptarët kapen në shtëpi bari

Dy shqiptarë dolën para Gjykatës të martën, pasi akuzohen për prodhim dhe kultivim të lëndëve narkotike në një pronë në Great Yarmouth në Britaninë e Madhe.

Elian Thana 27 vjeç dhe Silvio Sakaj 23 vjeç u zbuluan përmes një dere “sekrete” në një ndërtesë fqinje me pronën që përdorej për prodhimin e kanabisit.

Sipas medieve angleze, dy shqiptarët, pa vendbanim të caktuar, u zbuluan më vonë, pasi gjatë kontrollit të policisë në pronën ku prodhohej kanabis nuk u gjet asnjë.

Ai tha se “nga bodrumi deri në katin e fundit” u zbuluan gjithsej 515 bimë kanabis.

Gjithashtu u gjetën edhe 40 kg kanabis në proces tharjeje.

Ata u dënuan me nga 8 muaj burgim.

Ian James, avokati i Sakajt, tha se ai kishte ardhur në këtë vend në mënyrë të paligjshme pasi i ishte thënë për mundësinë e fitimit të parave duke punuar në industrinë e ndërtimit.

Por ai tha se përfundoi në Yarmouth me borxhe për t’u “shlyer”.

John Morgans, duke lehtësuar Thanën, tha se nëna e tij ishte diagnostikuar me kancer dhe ai kishte dashur të gjente punë për të mbështetur atë dhe familjen e tij.

Ai tha se i pandehuri “nuk e kuptoi se në çfarë po futej” dhe donte të kërkonte falje.

Advertisement