Connect with us

Pinknews

‘Kam nevojë për…’/ Pas gjithë heshtjes reagon më në fund Xheneta

Xheneta Fetahu ka bërë reagimin e saj të parë publik pas mbarimit të Big Brother VIP Kosova.

Në një postim në Instagram, Xheneta falenderon publikun për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë rrugëtimit në reality show, dhe pas saj.

Xheneta shkruan: “Faleminderit nga zemra të gjithë atyre që më mbështetën gjatë gjithë kohës në Big Brother Kosova.

E veçoj familjen time, shoqërinë time besnike dhe çdo individ që ka shprehur dashuri dhe kujdes për mua. Përkrahja juaj ka qenë një burim force dhe motivimi për të vazhduar Dua gjithashtu të kërkoj ndjesë që ende nuk kam qenë e gatshme për intervista.

Kam nevojë për kohën time për të reflektuar dhe t’i kapem realitetit jashte asaj shtepie qe me ndryshoi jeten. Të kuptoni që kjo periudhë është e rëndësishme për mua.

Për gazetarët, një apel për kujdes më të madh në përdorimin e fjalëve, sepse loja ka përfunduar dhe tani jam në jetën reale. Ju lutem, respektoni kufijtë dhe ruani integritetin e familjes sime, aman bile per ata te keni pak meshire kur e nxerni mllefin qe keni brenda.

Faleminderit të gjithëve për mbështetje, mirëkuptim dhe dashuri! Tregoni edhe pak durim E juaja Xheneta.

Advertisement