Connect with us

Kosova

Kam simpati për serbët/ Hill flet pa dorashka

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbia, Christopher Hill, ka shprehur simpatinë e tij ndaj serbëve që jetojnë në Veri të Kosovës, duke shtuar se çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është thelbësore për implementimin e Marrëveshjes Bazë.

Sipas diplomatit amerikan normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nënkupton pranimin e dokumenteve në mënyrë të ndërsjellët në njërën anë e që kufijtë të kthehen në diçka që bashkon e jo në diçka që ndan, në anën tjetër.

Duke folur për çështjen e njohjes së ndërsjellët ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Hill ka thënë se kjo çështje aktualisht nuk është në tavolinë dhe se tema kryesore mbi të cilën po negociohet është normalizimi i raporteve ndërmjet dy vendeve.

“Sot njerëzit përdorin shpesh fjalë latine përpara fjalës njohje, por le të qëndrojmë tek ajo që është në të vërtetë, normalizimi i raporteve. Është një marrëdhënie që nuk karakterizohet nga tensione dhe probleme të përditshme, që gjithashtu përfshin disa elementë shumë të rëndësishëm që do të ndikojnë në jetën e njerëzve në Veri të Kosovës, siç është Asociacioni” –  ka thënë ai për agjencinë e lajmeve serbe, Tanjug.

I pyetur nëse Kosovës dhe Serbisë do t’i kërkohet të përshpejtojnë zbatimin e Marrëveshjes për shkak të zgjedhjeve të vitit të ardhshëm në Bashkimin Evropian dhe SHBA, Hill ka potencuar se është e vështirë të imagjinohet një situatë në të cilën do t’u kërkohet ngadalësimi i procesit

Advertisement