Kosova
Kamaleonët Kurti e Konjufca
Lëvizja Vetëvendosje ka ndryshuar qëndrim në raport me Isa Mustafën. Në kohen kur ai ishte kryeministër i Kosovës, përfaqësuesit e Vetevendosjes kishin drejtuar akuza të ashpra ndaj tij, duke e quajtur “argat të Serbisë” dhe duke orkestruar sulme të ndryshe ndaj tij, te gjitha nën pretendimet se Mustafa po dëmtonte Kosovën në procesin e dialogut me Serbinë.
Por, zyrtarët e partisë në pushtet tani kanë tjetër mendim për kontributin e tij në dialogun e Brukselit.
Kryetari i Kuvendit tani po ia jep dorën ish-kryetarit të LDK-së, i cili ka arritur që nga BE-ja të nxjerr letrën garantuese që Asociacioni të mos ketë kompetenca ekzekutive.
Lëvdatat e Konjufcës për Isa Mustafën kanë nxitur reagime të shumta në vend. Njohësit e rrethanave politike në Kosove ia kanë kujtuar Konjufcës akuzat që ai dhe LVV-ja kkane bere me heret ndaj ish-liderit të LDK-së.
Letra e dikurshme e ish-shefes së diplomacisë evropiane Frederica Mogherin jepte garancinë që Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive. Pikerisht kete leter po e perdor tani kryeministri Albin Kurti në procesin e dialogut me Serbinë për të kundështuar Asociacionin.
Pas takimit të 2 majit në Bruksel, Kurti ka deklaruar se në procesin e hartimit të statutit të Asociacionit duhet të merret parasysh ajo letër.
Ish-shefja e diplomacisë në letrën e saj tjepte garanci se Asociacion i komunave me Shumicë Serbe do të jetë në harmoni me ligjet e Kosoves.