Kronike
Kamioni me targa kosovare del nga rruga në segmentit Milot-Rrëshen, plagoset shoferi
Një aksident është regjistrua pasiditen e sotme në segmentit Milot-Rrëshen në Rrugën e Kombit në afërsi të Milotit. Mësohet se një kamion me targa të Kosovës ka dalë nga rruga.
Nga raportimet e para mësohet se ka mbetur i plagosur shoferi i kamionit i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa policia e cila ka mbërritur në vendngjarje, ka nisur hetimet.