Sport
Kampionët e Spanjës futen në garë për Brozovic
Marcelo Brozovic është aktualisht kandidati më i mirë i pozicionuar për të zënë pozicionin e mesfushës përpara mbrojtjes së Barcelonës.Sipas “AS”, mesfushori i Interit ka fituar pëlqimin brenda drejtuesve katalanas, sidomos tashmë që mbyllën interesimin për Joshua Kimmich.Përballë kësaj situate thuajse të palëvizhsme, klubi ka vendosur të bëjë një lëvizje dhe ka nisur të bëjë kontaktet e para me rrethin e lojtarit dhe me klubin italian. Siç është bërë e ditur tashmë, Al Nassr ka bërë një ofertë gati për Brozovic dhe Inter është i gatshëm i hapur për diskutime të negociatave.Barcelona është e bindur se ka një as nën mëngë për të tentuar këtë operacion, ose më sakt për të sfiduar sauditët. Paratë e tyre nuk i ka, por janë të gashtëm të përdorin Franck Kessie në këtë tratativë. Barça planifikon të propozojë një shkëmbim midis Kessie dhe Brozovic. Spanjollët konsiderojnë se vlera mes të dyve është e ngjashme. Inter e vlerëson Brozovic për rreth 40 milionë euro, shifër që Barcelona konfirmon edhe për afrikanin.Pjesa më e madhe e këtij operacioni do të mbetet në dorën e Brozovic, nëse kroati do të zgjedhë paratë, apo do të tentojë të përjetojë një përvojë të re në Spanjë te një nga klubet më të mëdha në botë.