Connect with us

Pinknews

Kampionia në vrapim rrëfen se a është e dashuruar

Kampionia evropiane në vrapim, Luiza Gega është konkurrente në “Dance with me” ku po mahnit jurinë dhe shikuesit me performancat e saj.

Në natën e dytë ajo rrëmbeu kupën dhe iu përgjigj pyetjes dinake të Ermal Mamaqit për dashurinë dhe statusin e saj.

“A je e dashuruar ti? Se të gjithë, aman pyete, si i ka punët me djemtë?” – e pyeti Mamaqi.

“Kjo është një pyetje që më bëhet shumë shpesh. Kur të vij nga Tanzania me luan, atëherë…” – tha kampionia.

Gega gjithashtu theksoi se fokusi i saj momentalisht nuk qëndron tek dashuria dhe jeta sentimentale.

Advertisement